15 Dhjetor 2016 - 16:48
Bëhet fjalë pikërisht për Hamit Muslija, që siç raporton “BalkanWeb”, rezulton edhe nga kopja e pasaportës të jetë shtetas shqiptar, e që ka hyrë në Siri nëpërmjet një vize të marrë në vitin 2011 nga Ambasada e Arabisë Saudite.
Për herë të parë emri i Hamit Muslija u bë publik gjatë procesit hetimor kundër grupit të 9 xhihadistëve shqiptarë të hetuar dhe dënuar tashmë në total me 109 vite burgim.
Ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda ajo që zbardhi fillimisht emrat e 6 shqiptarëve që dyshoheshin të ishin vrarë në Siri, të cilët ishin rekrutuar pikërisht nga grupi i akuzuar për terrorizëm dhe Xhihad.
Aso kohe organi i akuzës konfirmoi se kishte marrë një raport të gjatë të dërguar nga SHISH ku, siç raporton “BalkanWeb” flitej për të gjithë procesin e kryer, rekrutimet, dërgimet në Siri, përfshirjen në luftë dhe pasojat.
Tashmë vrasja e Hamit Musliaj është konfirmuar zyrtarisht edhe nga forcat qeveritare siriane.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...