Në Vushtrri arrestohet një person për grabitje

14 Dhjetor 2016 - 14:28      

Vushtrri, 14 dhjetor - Dje, në Vushtrri, është arritur F.SH., 27 vjeçar, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘grabitje’, e cila është raportuar me datën 23 nëntor 2016, rreth orës 01:15, njoftoi policia.

Nga hetimet e deritanishme, bazuar në deklaratën e viktimës, me datën 23 nNëntor 2016, rreth orës 01:15, i dyshimti kishte kërkuar nga viktima që me “Taxi” ta dërgonte deri në fsh. Galicë, Vushtrri, dhe gjatë rrugës, afër fshatit Kollë, i dyshuari nën kërcenim të armës i kërkon të gjitha parat dhe telefonin, transmeton Koha.net. Në këtë rast, viktimës nga i dyshimti në fjale i grabiten 6 euro dhe telefoni Galaxy S4.

Pas një pune intensive nga hetuesit e rastit është arritur të identifikohet i dyshuari dhe të lokalizohet ku ndodhej, ndërsa më pas është arrestuar.

Si provë materiale është konfiskuar telefoni Galaxy S4, në një mobil shop, të cilin e kishte shitur i dyshimti në fjalë.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, të dyshuarit F.SH., 27 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, dhe është inicuar rasti “Grabitje”, kurse ndaj blerësit të telefonit hapet rasti “pranim i mallrave të vjedhura”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...