14 Dhjetor 2016 - 13:46
Policia greke ka deklaruar se furgoni u ndalua në aksin rrugor Kakavijë-Janinë, 3 kilometra nga dogana e Kakavijës. Ajo ka shtuar se pas kontrollit të ushtruar nga ana e saj, në furgon u gjetën 121 pako me 135 kilogramë 600 gramë lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.
Sasi e drogës ishte fshehur në kabinën e shoferit. Gjithashtu bëhet e ditur se në operacion kanë marrë pjesë dhe forcat europiane të FRONTEX, pasi ditët e fundit zona Janinë-Igumenicë është bërë problematike për policinë greke, për shkak të transportimit të lëndëve narkotike që kalojnë përmes kufirit greko-shqiptar.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...