Foto: Koha

Drejtorit të Inspektoratit në Pejë i vazhdohet arresti shtëpiak

14 Dhjetor 2016 - 09:23      

Pejë, 14 dhjetor - Gjyqtari i procedurës paraprake, Sylë Lokaj, në Gjykatën Themelore të Pejës, ka konfirmuar të martën për “Kohën Ditore” se ia ka vazhduar edhe për 30 ditë të tjera arrestin shtëpiak drejtorit të Inspektoratit Komunal të Pejës, Demë Dashi.

“Ia kemi vazhduar arrestin shtëpiak edhe për një muaj, bazuar në kërkesën e prokurorisë”, deklaron gjyqtari Lokaj. Prokurorja e kësaj lënde, Sahide Gashi, të martën ende nuk e kishte marrë zyrtarisht vendimin e miratuar nga gjykatësi i procedurës paraprake, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Vetë zyrtarisht ende nuk e kam marrë vendimin e gjykatësit, por kërkesa jonë ka qenë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak edhe për 30 ditë pasi kemi prova të mjaftueshme që e bazojnë dyshimin”, ka thënë prokurorja Gashi.

Drejtori i Inspektoratit Komunal të Pejës, Demë Dashi, është arrestuar më 11 nëntor me dyshime të shpërdorimit të detyrës zyrtare, konkretisht ai nga prokuroria dyshohet se ka shkelur Ligjin e mbindërtimeve, duke lejuar mbindërtimet të cilat është dashur t’i rrënonte.

Prokuroria është duke hetuar atë që nga viti i kaluar dhe gjatë kësaj periudhe sipas prokurores janë siguruar prova të mjaftueshme që e bazojnë dyshimin se ai me dashje dhe mosveprim ka lejuar deri tashti 14 raste të ndërtimeve pa leje, mbindërtime e tejkalime... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...