Bie shtylla ndriçuese në Mitrovicë, dëmtohen dy automjete

13 Dhjetor 2016 - 15:31      

Një shtyllë e ndriçimit është përplasur sot paradite afër parkut ‘Adem Demaçi’ në qendër të qytetit të Mitrovicës, me ç’rast ka dëmtuar dy automjete, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz.

Dëshmitarët thanë se shtylla ka rënë si pasojë e erërave të forta dhe ka shkaktuar kolonë të gjatë të automjeteve për rreth 20 minuta.

Ramadan Musa, njëri nga pronarët e automjetit të dëmtuar, ka bërë të ditur për KP se shtylla ka dëmtuar dy automjete, por fatmirësisht nuk ka goditur ndonjë qytetar.

KP ka kontaktuar me drejtorin e Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike në Mitrovicë, Besnik Beka, i cili tha se Komuna ka njoftuar kompaninë përgjegjëse për këto shtylla ndriçuese rreth këtij rasti.

Sipas tij, kompania në fjalë ka mënjanuar menjëherë shtyllën dhe ajo do të zëvendësohet shumë shpejtë me një shtyllë të re.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...