Kapet kali me 122 kg hashash në kufi me Maqedoninë

13 Dhjetor 2016 - 12:39      

Një sasi e konsiderueshme droge është kapur nga Policia e Dibrës, gjatë operacionit të koduar “Piramida”, transmeton TCh.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Bllatë, në afërsi të Piramidës E-14/3, e cila kufizohet me fshatin Kllobçisht të Njësisë Administrative Maqellarë dhe me fshatin Banjisht, Komuna Dibër e Madhe në Maqedoni gjatë patrullimit në vijën e gjelbër kanë konstatuar një shtetas me një kafshë pune të ngarkuar me çanta të dyshuara me lëndë narkotike që po lëvizte në drejtim të kufirit maqedonas.

Shtetasi që transportonte lëndën narkotike, sapo ka konstatuar që po e ndiqte policia ka braktisur kafshën dhe është larguar me shpejtësi duke përfituar nga terreni dhe errësira.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë zbuluar 7 thasë, 5 çanta plasmasi dhe 2 qese të zeza të mbushura me lëndë të dyshuar të llojit kanabis sativa, me peshë totale 122 kg.

Policia ka bërë të mundur më pas të identifikojë autorin e lëndës narkotike, ndërsa e ka shpallur në kërkim atë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...