13 Dhjetor 2016 - 11:34
Gjatë hetimit policia kishte pyetur rreth 40 qytetarë.
“Po ashtu edhe krim teknikët që kishin kryer hetime ne vendin e ngjarjes, dëshmitë e mbledhura i kishin dërguar në Drejtorinë Rajonale në Prizren, gjegjësisht në Zyrën e AFIS-it që merret me hetimin dhe gjurmimin e gjurmëve të gishtërinjve të cilat gjenden në vendin e ngjarjes dhe sipas krim teknikëve, janë gjetur gjurmë të mjaftueshme gishtërinjsh të të dyshuarit të mitur”, transmeton KP njoftimin e policisë.
Nga hetues policorë, në prani të avokatit mbrojtës dhe prindit është intervistuar i dyshuari dhe pas intervistës është informuar prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit për 24 orë, ndërkaq, kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...