Foto: Koha / Ilustrim

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për grabitje

13 Dhjetor 2016 - 11:19      

Prishtinë, 13 dhjetor – Njësitet policore të rajonit të Prishtinës kanë arrestuar dje një person, për të cilët dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhur 09.12.2016, rreth orës 21:30, në Prishtinë, ka njoftuar Zyra për marrëdhënie me publikun & media e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në një dyqan, ku personi i dyshuar nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), ka arritur që të grabis para të gatshme nga punëtorët e dyqanit, transmeton Koha.net.

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë ndërmarrë një varg veprimesh hetimore dhe operative, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:

• L. B, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e banesës së të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar:

• disa qese me substanca narkotike, (dyshohet marihuanë)
• një sprej Protect,
• një këllëf i armës Glock,
• një boks i hekurt,
• dy telefona celular,
• dy kaçavida,
• tre çelësa,
• dy USB, si dhe gjëra të tjera si prova materiale për dokumentimin e veprave që dyshohet të jenë kryer nga ky person.

Personi i arrestuar me rekomandimin e prokurorit të Shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Përveç grabitjes ai ngarkohet edhe me veprën Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope apo analoge dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë që hetuesit policorë kanë zgjeruar rrethin e hetimeve pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po i njëjti person mund të jetë i përshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë (grabitje).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...