12 Dhjetor 2016 - 17:36
Sipas aktakuzës, i pandehuri N.A., i është bashkuar organizatës terroriste të quajtur “Al-Nusra” nё janar tё vitit 2014.
Përmes njoftimit për media, Prokuroria Speciale bën me dije, se i pandehuri duke shfrytëzuar rrugën ajrore përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka udhëtuar për në Stamboll-Turqi, e pastaj nga ky vend ka udhëtuar për në qytetin Gazientep (qytet afёr kufirit me Sirinё).
“Prej aty i pandehuri N.A., ka arritur tё kalojë nё territorin e Sirisё, ku është bёrë pjesё e organizatës terroriste ‘Al Nusra’, i cili pas qëndrimit një javor nё Siri është kthyer nё Kosovё përmes rrugëve tё njëjta”, thuhet në njoftim.
“Ndërsa, kur i pandehuri N.A., sërish ka provuar të shkojë për nё Siri duke shfrytëzuar rrugën Shkup-Stamboll, në aeroportin e Stambollit autoritetet turke e ndalojnë, e pastaj e dëbojnë pёr shkak tё lidhjes së tij me zonёn e luftës”, thuhet më tej në njoftim.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Aktakuzën e ka ngritur një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...