12 Dhjetor 2016 - 12:38
Në stacionin policor në Gjakovë gjatë vitit 2016 e kryesisht në dy muajt e fundit janë raportuar disa raste të ‘vjedhjeve’ dhe ‘grabitjeve të armatosura’.
Rastet kanë kaluar në kompetencë të sektorit rajonal për hetime për shkak të mënyrës dhe rrethanave të kryerjes.
Pas disa bastisjesh në disa lokacione Policia ka arritur të arrestojë tre persona të dyshuar si kryes të mundshëm të këtyre veprave:
L. B. kosovar-shqiptar, 1993
Sh. M. kosovar-shqiptar , 1989
J. U. kosovar-shqiptar, 1983
Ndaj tyre është ngritur kallëzim penal dhe Gjykata Themelore ka caktuar masën e paraburgimit, ndërsa Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po vazhdojnë me procedurën hetimore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...