Foto: Koha

Fillon seanca për Azem Sylën dhe 40 të tjerët

12 Dhjetor 2016 - 10:36      

Ka nisur seanca për konfirmim ose jo të aktakuzës në rastin “Toka”.

Seanca është teknike, prandaj gjyqtari ka treguar se seanca është e mbyllur për publikun.

“Para se të filloj dua të them për mediat se kjo është seancë teknike ku konfirmohet ose jo aktakuza, pra është teknike dhe e mbyllur për publikun kështu edhe për mediat. Por, ju mund të merrni disa sekuenca dhe të largoheni. Nëse do të ketë shqyrtim kryesor, do të keni mundësi të jeni pjesë e gjykimit”, ka thënë kryetari i trupit gjykues Arcadius Sadek, raporton KTV.

Në rastin “Toka” të akuzuar janë 40 persona në mesin e tyre Azem Syla, ish deputeti i PDK-së, Fahredin Gashi, Shpresim Uka e të tjerë të dënuar edhe në rastin Bllaca.

Azem Syla vazhdon të jetë paraburgim.

Ky është shqyrtim fillestar dhe ai, sipas ligjit nuk është i mbyllur.

Në këtë rast vlen neni 301, sipas te cilit mediet lejohen brenda vetëm kur vendos gjyqtari ndryshe dhe e arsyeton këtë me një vendim të shkruar.

Seancat fillestare në raste tjera nuk janë mbyllu më herët.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...