Foto: Koha / Ilustrim

Tentim vrasje në Prishtinë, i dyshimti i arrestuar kishte tentuar edhe një vrasje

12 Dhjetor 2016 - 10:10      

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka arrestuar një person të dyshuar për veprën tentim vrasje.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Qemail Stafa” në Prishtinë me datën 03.12.2016, ku me armë zjarri ishte plagosur viktima A. L, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, transmeton Koha.net.

Që nga dita e raportimit të rastit, hetuesit rajonal të Prishtinës, kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.

B. B, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore.

Po i njëjti person po kërkohej nga policia që nga muaji shtator (2016), për një rast tjetër të tentim vrasjes, të ndodhur në Kodrën e Trimave në Prishtinë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...