12 Dhjetor 2016 - 09:48
“Këto kontrolle janë kryer pas informacioneve dhe një pune intensive në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku është arritur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe arrestimi në flagrancë i disa shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e ambienteve për përdorim droge”, transmeton Shqip.
Në këto lokale dyshohej se menaxherët e tyre krijonin kushtet e nevojshme për klientët e tyre që të konsumonin lëndë të dyshuara narkotike, lëndë të cilat shpërndaheshin nga stafi ose shpërndarës që hiqeshin si klient të këtyre lokaleve”, sqaron policia e Tiranës
Shtetasit e arrestuar nga Policia e Tiranës, janë:
Andri Buxhuku, 46 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit.
Geri Pogoni, 29 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit.
Elton Murati, 34 vjeç, banues në Tiranë.
Dorjan Plaku, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Oltion Bekteshi, 36 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit.
Erjon Dobi, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Redi Roshi, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Ermir Papadhimitri, 30 vjeç, banues në Tiranë.
Emiljano Llupo, 22 vjeç, banues në Tiranë, Staf kamarier i lokalit.
Filip Fermanis, 31 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit.
Arlind Kozeli, 36 vjeç, banues në Tiranë, DJ dhe bashkëpronar i lokalit.
I proceduar në gjendje të lirë shtetasi:
Elvis Lufi, 36 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”
– 3 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”
– 20 aparate telefonike të markave të ndryshme
– 2 kanoçe inoksi (për ngrohjen e lëndës narkotike, me mbetje lëndë të dyshuar narkotike)
– 4 tuba plastik
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...