Foto: Ilustrim

“Hajnat e pulave serbe”

11 Dhjetor 2016 - 11:06      

Në fshatin Petrit i Ultë te Klina, një serbe është ankuar se mbrëmë, të gjashtën herë me radhë, hajna të paidentifikuar ia kanë vjedhur 25 pula, transmeton Koha.net.

Pronarja e pulave të humbura, Kata Petaniq Grujiq (74 vjeçare) ka thënë se pret që autoritetet kosovare ose ato serbe t’ia kompensojnë dëmin.

Ajo për agjencinë Beta ka theksuar se nuk i ka dëgjuar hajnat kur i kanë hyrë në oborr dhe as kur ia kanë thyer kotecin.

“Herët në mëngjes, nëpër të ftohtë, kam shkuar t’i ushqej pulat. Për habinë time, në kotecin me 28 pula kishin mbetur vetëm tri sosh. Hajnat m’i kishin vjedhur 25 pula”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se rastin e ka paraqitur në Polici dhe se Policia e Kosovës menjëherë kishte shkuar në vendin e ngjarjes. Me rastin është i njoftuar edhe KFOR-i si dhe zyrtarët e komunës së Klinës.

Sipas fjalëve të saj, brenda 20 muajve, kjo është hera e gjashtë që i vidhen pulat.

“Gjatë gjashtë thyerjeve të kotecit, hajnat m’i kanë vjedhur 76 pula, me vlerë 1600 euro. Murgjit e Kishës së Deçanit më kanë kompensuar pas një vjedhjeje. Ministria për Kthim e Komunitete më ka kompensuar vetëm një pjesë të dëmit pas vjedhjes së vazhdueshme”, thotë ajo dhe shton se gjithashtu pret që t’i kompensohet dëmi që i është bërë nga barinjtë shqiptarë në arat e mbjella me misër e grurë dëmin e të cilave tashmë e ka paraqitur.

Në fund ajo ka thënë se me fqinjët shqiptarë jeton në mirëkuptim dhe se familja Daka i ndihmon në mbjellje e në të korra dhe se ia ruan shtëpinë kur ajo shkon me punë në Serbi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...