10 Dhjetor 2016 - 13:45
Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka raportuar shkurt se në “Sheshin ‘Zahir Pajaziti’, Prishtinë 09.12.2016, 22:07, ka ndodhë një shpërthim nga një mjet i paidentifikuar”.
“Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dritaret e një lokali. Njësitet përkatëse policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore në vendin e ngjarjes, duke kryer vend shikimin, ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Procedurat hetimore lidhur me rastin janë duke u realizuar nga njësitet relevante policore. Nuk raportohet për të arrestuar e as të lënduar”, thuhet në njoftimin e PK-së, raporton Koha.net.
Portali Koha.net sot gjatë gjithë ditës ka provuar të kontaktojë me zyrtarët për informim në Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë detaje rreth ngjarjes së mbrëmshme, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.
Mbrëmë është raportuar se Policia kishte marrë pamjet nga kamerat e sigurisë në lokalet përreth vendit të shpërthimit për të rënë në gjurmë të asaj që ka ndodhë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...