9 Dhjetor 2016 - 23:04
Gazetari i Kohës Ditore ka qëndruar në vendin e ngjarjes, ndërsa ka treguar se pos dëmeve materiale të një lokali afër vendit të ngjarjes nuk ka dëme të tjera.
Burimet i kanë thënë gazetarit të Kohës Ditore se policia tashmë ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë në lokalet përreth dhe është vënë në hetim të rastit. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe nuk po lejon që të afrohet askush.
Shpërthim në sheshin “Zahir Pajaziti”
Një shpërthim është dëgjuar në qendër të kryeqytetit, fare pranë vendit ku po mbahej koncerti i rok grupit të njohur kosovar “Troja”.
Shpërthimi në sheshin “Zahir Pajaziti” ndodhi pasi përfundoi koncerti aty.
Asnjë person nuk është lënduar nga ky shpërthim. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, por nuk ka dhënë më shumë detaje.
Koha.net ka provuar të kontaktojë me zyrtarët policorë por një gjë të tillë të premten mbrëma e ka pasur të pamundur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...