9 Dhjetor 2016 - 22:34
Sipas një njoftimi zyrtar, policia arrestoi një shtetas shqiptar me inicialet E.M, 29 vjeç, nga Vlora, si dhe një shtetas italian.
Pas sinjalizimit nga Policia e Shtetit nëpërmjet zyrës Interforce dhe Nuklit detar në Durrës, reparteve operative të Guardia Di Financës në Bari dhe Leçe iu deshën rreth 3 orë për ta lokalizuar mjetin lundrues të ngarkuar me lëndë narkotike dhe për ta kapur atë, 10 milje afër lokalitetit Sant Andreas në Leçe, përcjell tch.
Mjeti lundrues ishte rreth 8 metra i gjatë e i pajisur me motorë të fuqishëm për lundrim. Po vijojnë procedurat për zbulimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
Ndërkohë, po ditën e sotme, policia greke sekuestroi mbi 100 kilogramë kanabis në lokalitetin Kalpaq, 20 kilometra nga kufiri shqiptar. Sipas autoriteteve greke, në pranga janë vënë 5 persona, 3 prej të cilëve grekë dhe dy shtetas shqiptarë, një femër 21 dhe një mashkull 26 vjeç.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...