8 Dhjetor 2016 - 13:32
Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 10.05.2016, është vërtetuar.
“Sipas këtij aktgjykimi, i akuzuari A.A. është gjetur fajtor për veprat penale: Mundësim i prostitucionit dhe Shpëlarje e parave në bashkëkryerje, për çka është dënuar 6 vjet burgim dhe 50 mijë euro gjobë. Për të njëjtat vepra janë gjetur fajtor edhe dy të akuzuarit tjerë I.R. dhe A .Xh., të cilët janë dënuar, secili me nga tre vjet e gjashtë muaj burgim dhe 20 mijë euro gjobë”, thuhet në njoftimin e Apelit.
Në bazë të dispozitave ligjore në fuqi, të akuzuarve po ashtu u është konfiskuar përhershëm, pasuria e cila është vërtetuar se është fituar në mënyrë te kundërligjshme, e që kap një vlerë afro 1.5 milion eurove.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...