Raport i KTV-së për vrasjen e sotme në Mitrovicë [video]

7 Dhjetor 2016 - 19:06      

Valon Sadiku, 21 vjeçar, ka mbetur i vdekur, si pasojë e plumbave që janë shkrepur në drejtim të tij, raporton KTV.

Ngjarja ka ndodhur shumë pranë gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë, saktësisht gjatë pushimit të gjatë të ndërrimit të paradites, mirëpo viktima nuk ka qenë nxënës i këtij gjimnazi.

Por, nxënës i gjimnazit ishte dorasi V.B., i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Sipas nxënësve, V.B. është në klasë të 12-të.

Një nxënëse, e cila preferoi të mbetet anonime, tregoi se ishte shumë afër kur ka ndodhur kjo ngjarje dhe armën, me të cilën është gjuajtur viktima, ajo e quan kallashnikov.

Edhe Egzon Hyseni, një tjetër dëshmitar, thotë se gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Ndonëse vrasja ndodhi në mëngjes, ende nuk janë bërë të ditura arsyet.

Policia e Kosovës në Mitrovicë bënë të ditur se 2 persona janë arrestuar, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera.

Ndërkaq, për shkak të rastit, nxënësit edhe të gjimnazit “Frang Bardhi”, por edhe të shkollës ekonomike, nuk kanë mbajtur ndërrimin e pasdites.


Raport i KTV së – për vrasjen e sotme në Mitrovicë by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...