5 Gusht 2016 - 17:44
“Sipas informacioneve nga mediet lokale dhe regjionale, njësiti special në bashkëpunim me departamentin policor të Nikshiqit, dje më 4 gusht, arrestuan Vlada Zmajeviqin për shkak të dyshimeve se gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë, kah fundi i muajit mars, në fshatin Zhegër të Gjilanit, në kapacitetin e anëtarit të brigadës 175 të ushtrisë jugosllave, vrau disa persona. Zyra e Prokurorisë urdhëroi masën prej 72 orëve për të”, thuhet në reagimin e përbashkët të këtyre dy organizatave.
Në bazë të hulumtimeve, HLC ka deklaratën e dëshmitarëve, të cilët përshkruajnë vrasjet që u kryen në fshatin Zhegër dhe dokumentuan se më 29 dhe 30 mars të vitit 1999, në mesin e shumë tjerëve, u vranë edhe Shyqëri Tahiri (1956), Qamile Haziri (1944), Qazim Haziri (1936), Milazim Idrizi (1834), Miradije Ukshini (1928), Ukshin Ukshini (1928) dhe Ymer Kadriu (1946), i cili u vra derisa po ushqente kafshët në fshatin Dunavë të Gjilanit, thuhet në reagim.
CCE dhe HLC shpresojnë se Prokuroritë e rajonit do të intensifikojnë punën që të sjellin para drejtësisë personat e dyshuara për krime lufte dhe gjithashtu gjatë procedurave gjyqësore të sillen faktet dhe të arrihet drejtësia për viktimat. Në këtë mënyrë, autoritetet gjyqësore do të kontribuonin në rindërtimin e besimit në rajon, thuhet më tej aty.
Ndryshe, Policia malazeze ka arrestuar një person në qytetin e Nikshiqit, të enjten, në mëngjes, nën dyshimin se ka kryer krime lufte në Kosovë, në vitin 1999, ka raportuar gazeta malaziase “Vijesti”. Vlado Zmajeviq nga Nikshiqi është arrestuar nën akuzën se gjatë luftës në Kosovë, ka vrarë shtatë civilë, pesë meshkuj dhe dy gra, në fshatin Zhegër të Gjilanit, përcjell sot Koha Ditore.
Prokuroria malaziase ia ka caktuar Zmajeviqit 72 orë paraburgim. (Detaje tjera mund të gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...