13 Shkurt 2017 - 15:47
Gjithashtu, të dish më shumë se një gjuhë, na lejon që të udhëtojmë në një mënyrë më të thjeshtë dhe që të shtohet mundësia për të gjetur punë. Njohja e gjuhëve të huaja ka shumë aspekte pozitive dhe sot në po ju bëjmë publik një zbulim shkencor që është vërtetë i mahnitshëm.
Një profesoreshë italiane në Universitetin Vita Salute San Raffaele, ka thënë se të qenit dygjuhësh mund të vonojë Alzheimerin, transmeton Shqip. Nga eksperimentet e kryera, u zbulua se sëmundja ka tendencë për ta ndalur me rreth 5 vjet më vonë, tek një popull që di më shumë se një gjuhë. Hulumtuesit janë bazuar në një grup njerëzish që kanë këtë sëmundje dhe kanë parë se shumica e njerëzve dygjuhësor, ishin më të mëdhenj në moshë se pjesa tjetër që fliste vetëm një gjuhë.
Shkencëtarët flasin për një “rezervë konjunktive’, që mbron dygjuhësorët nga sëmundja. Gjëja më e çuditshme, është se truri i njerëzve dygjuhëshe dhe që kanë sëmundjen Alzheimer, duket se janë më pak të prekur se njerëzit që nuk janë dygjuhësh. Të gjenit dygjuhësor duket se vonon sëmundjen e Alzheimerit tek njerëzit. Për fat të keq, shumë njerëz të moshuar janë të prekur nga kjo sëmundje.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...