10 Shkurt 2017 - 08:55
Ky zbulim mund të shpjegojë pse pandemia e virusit H1N1 në vitin 2009 dhe 2010 te shumica e njerëzve ka nxitur simptoma të moderuara, ndërsa disa, kryesisht personat të rinj dhe të shëndetshëm, janë sëmurë rëndë dhe kanë vdekur.
Zbulimi i ri gjenetik mund t’i ndihmojë mjekët që në të ardhmen të zbulojnë pacientët tek te cilët gripi do të nxisë simptoma të rënda, që ata të kenë prioritet në vaksinim ose të trajtohen në mënyrë preventive, kanë deklaruar shkencëtarët.
Kjo mund të ndihmojë në zhvillimin e vaksinës së re dhe ilaçeve kundër viruseve potencialisht të rrezikshëm, siç është gripi i shpezëve. Paul Kellam nga Instituti britanik “Sanger” i cili është një nga autorët e studimit, ka thënë që gjeni IFITM3 është “linja e parë thelbësore e mbrojtjes” nga gripi.
Kur ky gjen është i pranishëm në sasi të mëdha, përhapja e viruseve në mushkëri është pamundësuar, por kur niveli i IFITM3 është më i ulët, virusi mund të përhapet më lehtë dhe të shkaktojë simptoma më të rënda. Njerëzit që kanë variant të veçantë të këtij gjeni janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të madh për të përfunduar në spital për shkak të gripit.
Shkencëtarët kanë eliminuar gjenin IFITM3 nga minjtë dhe kanë vërtetuar që kafshët pastaj kanë fituar shumë simptoma të rënda kur janë të infektuar me virusin e gripit. Humbja e vetëm një gjeni të tillë mund të shndërrojë formën e lehtë të gripit në fatale, theksojnë shkencëtarët.
Shkencëtarët pastaj kanë testuar sekuenca të gjenit IFITM3 te 53 pacientë të hospitalizuar për shkak të gripit sezonal ose pandemik dhe kanë vërtetuar që numri më i madh i këtyre personave ka formë të veçantë të gjenit IFITM3 në krahasim me popullatën e përgjithshme.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...