Rregullat e reja për ulësen e fëmijëve nxisin reagime të mëdha në Britani

9 Shkurt 2017 - 10:13      

Rregullat e reja për ulëset e fëmijëve në veturë do të hutojë prindërit, kanë paralajmëruar ekspertët në Britani të Madhe.

Prodhuesit më nuk do të mund të prodhojnë ulëse për fëmijët e vegjël. Prindërit që posedojnë ende një ulëse mund ta përdorin derisa fëmija të ketë së paku 15 kilogramë.

Por me rregullat e reja prodhuesit do të duhet të rrisin peshën e kërkuar për fëmijët.

Fëmijët që përdorin ulëset do të duhet të peshojnë së paku 22 kilogramë dhe të jenë të gjatë 125 centimetra.

Këto rregulla të reja janë bërë nga Kombet e Bashkuara për standarde të sigurisë në ulëset e veturave.

Janë ekspertët që besojnë se rritja e peshës në ulëse nuk do të sigurojë fëmijët e vegjël, të cilët, sipas tyre, do të jenë më të rrezikuar gjatë aksidenteve.

Në një studim të kryer thuhet se vetëm 13 për qind e prindërve i kanë kuptuar ndryshimet e rregullave për ulëset e fëmijëve, transmeton Koha.net.

Për ta përkeqësuar edhe më shumë gjendjen, ende nuk është bërë e ditur se kur do të hyjë në fuqi ligji i ri për ulëset.
Prindërit që kapen me ulësen e gabuar rrezikojnë dënimin prej 120 eurove. Fëmijët duhet të përdorin ulësen speciale deri në moshën 12 vjeçare ose të jenë të gjatë 135 centimetra.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...