Lëngjet e gjelbra janë të pasura me klorofil

9 Shkurt 2017 - 09:22      

Të gjithë e dimë që duhet të hamë shumë perime të gjelbra që janë të nevojshme për shëndetin optimal. Ngrënia e perimeve të freskëta, të rritura në mënyrë organike, paraqesin ilaçin më të mirë që mund t’ia japim trupit tonë, transmeton koha.net.

Lëngu i gjelbër është një nga mënyrat më të mira për të siguruar që kemi konsumuar sasinë e mjaftueshme të vitaminave. Kjo është mënyra më e mirë edhe për fëmijët, më së shumti për shkak të asaj që shija mund të maskohet dhe të bëhet më atraktive, transmeton koha.net.
Çfarë është lëngu i gjelbër? Lëngu i gjelbër është përzierja e perimeve të gjelbra së bashku me kombinimet e shijshme të lëngjeve. Krejt çka ju duhet është një shtrydhëse frutash dhe perimet.

Arsye e përditshme e konsumimit të lëngut është që ndihmon absorbimin e materieve ushqyese. Njëlloj kështu nëse nuk mund të hani disa perime që ne i sugjerojmë këtu, siç është selino, mund ta bluani në shtrydhës dhe ta pini, dhe në atë mënyrë materiet ushqyese shkojnë direkt në organizmin tuaj.
Njëjtë është edhe me kastravecin, lakrën e gjelbër, dhe realisht pak nga ne mund t’i hanë të gjitha këto gjëra përnjëherë. Megjithatë kur i bluajmë fitojmë lëngun, të cilin e pimë pa problem, ndërsa ajo çka është interesante është që kombinimi del edhe më i shijshëm për shqisat tona.

Lëngjet e gjelbra janë mënyrë e shkëlqyeshme për të fituar një mori klorofili i cili përbën një pjesë të mirë të trupit tonë. Klorofili është ai që i bën perimet të gjelbra, dhe ai është ndoshta elementi më i fuqishëm që ekziston në gjithësi. Ai është ilaç për trupat tanë. Klorofili rrit qarkullimin e oksigjenit në të gjitha pjesët e trupit, çka do të thotë që lirojmë më shumë dyoksid karboni, toksina dhe stres. Bollëku i oksigjenit nënkupton që trupat tanë bëhen mjedis aerob në të cilin nuk mund të mbijetojnë sëmundjet. Mjedisi anaerob i kontribuon zhvillimit të sëmundjeve.

Perimet e gjelbra si përbërës kryesor i lëngut të gjelbër, përmbajnë gati të gjithë mineralet e rëndësishme që na nevojiten, me ndihmën e të cilave trupat tanë pajisen me resurset e nevojshme për luftën kundër sëmundjeve. Lëngu i gjelbër po ashtu jep enzimat që nevojiten për pastrimin, detoksifikimin dhe ripërtëritjen në nivel qelizor. Enzimat po ashtu janë të nevojshme për tretjen e ushqimit. Kur e përgatisim lëngun e gjelbër, e rëndësishme është të mos teprohet me shtimin e karotës ose mollës, sepse rrisim nivelin e sheqerit në gjak, do të thotë të kemi kujdes që lëngu të jetë sa më i shijshëm dhe sa më i shëndetshëm.

Receta për lëngun e shijshëm dhe të shëndetshëm:
2 shkopinj helli selino
Një grusht spinaq
gjysmë kastraveci
1 mollë e madhe ose 2 molla të vogla.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...