Trendët francezë

5 Shkurt 2017 - 20:59      

Printet me vija, mëngë të gjëra, rrudha, ngjyra metalike, vathë të mëdhenj, janë rezultat i hulumtimeve të trendëve për vitin 2017 nga gazetarët e modës, shkruan sot Koha Ditore.

Gazetarja Lauren Eggersten ka thënë se ka ardhur koha që të ketë një perspektivë të freskët sa u përket trendëve të 2017-s. Ajo ka bërë një investigim të modës bashkë me disa vajza me stil që vijnë nga Franca. Ajo ka thënë se këtë e ka bërë duke u bazuar në stilin e thjeshtë të veshjes që e kanë parisienet.

“…Ato i kombinojnë disa artikuj të veshjes që kurrë nuk janë jashtë modës; me disa aksesorë apo veshje që janë në trend; kështu ato adoptojnë trendët”, ka thënë Laueren. Ajo ka bashkëpunuar me disa bllogere franceze për të bërë një listë me “trendë të mirë” dhe “trendë të këqij” për 2017.

Sipas saj, mendimi i këtyre bllogereve franceze gjithkujt do t’i hyjë nga pak në punë. Bllogerja e parë që jep vlerësimin e saj është Anne-Laure Mais. Sipas saj, këtë vit duhet të anashkalojmë veshjet sportive dhe nuancat e neonit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...