Kosova shënon Ditën Botërore kundër Kancerit

3 Shkurt 2017 - 08:21      

Shoqata e Onkologëve të Kosovës dhe Klinika e Onkologjisë organizojnë sot shënimin e Ditës Botërore të Kancerit.

Sipas një njoftimi, ata do të shpërndajnë broshura informuese për sëmundjet malinje në sheshin "Zahir Pajaziti".

“Ky aktivitet besojmë do të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes së popullatës për këtë sëmundje, gjithashtu në shtimin e fokusit të organeve vendim-marrëse për një trajtim më të dinjitetshëm të sëmurëve onkologjik”, thuhet në njoftimin e organizatorëve, transmeton kp.

Përndryshe, kjo ditë 4 Shkurt është Dita Botërore kundër kancerit, në gjithë botën por edhe në Kosovë zhvillohen fushata ndërgjegjësuese.

Kjo sëmundje e rëndë që mund të shfaqet në pjesë të ndryshme të trupit është përgjegjëse për 20 për qind të vdekjeve që ndodhin në Evropë. Çdo vit, mbi 3 milionë raste të reja diagnostikohen me kancer. Kanceri mbetet sëmundja e dytë me numrin më të lartë të vdekjeve, pas patologjive kardiovaskulare

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...