Malaria e re e shfaqur në Azi paraqet kërcënim për botën

2 Shkurt 2017 - 13:56      

Phnom Penh, 2 shkurt – Shfaqja e një lloji të ri të sëmundjes së malarias në Kamboxhia, Tajlandë dhe Laos, rezistente ndaj medikamenteve që janë përdorur për trajtimin e sëmundjes, mund të shkaktojë pasoja të tmerrshme në nivel global, flasin të dhënat e një studimi të publikuar të enjten.

Departamenti për kërkime mjekësore Mahidol Oxford me seli në Bankog (MORU) në një kumtesë të publikuar tha se ka zbuluar në Kamboxhia një malaria të re, rezistuese ndaj medikamenteve dhe se “e njëjta paraqet kërcënim serioz për kontrollin botëror të malarias dhe rrezikon përpjekjet për zhdukjen e saj”.

“Tani shohim se kemi të bëjmë me një parazit që është rezistues shumë i madh dhe që tejkalon parardhësit e tij, ndërkohë që po përhapet në një zonë më të gjerë”, deklaroi kreu i programit të MORU-s për malarian, Arjen Dondorp.

Ai tha më tej se dështimi në trajtimin e sëmundjes është nga shkaku se paraziti është rezistues ndaj dy medikamenteve kryesore të cilat zakonisht përdoren kundër malarias.

Shkencëtarët thanë se Kamboxhia dhe fqinjët e saj duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të frenuar përhapjen e saj, sepse prania e saj në Afrikën sub-Sahariane dhe Indi “do të shkaktonte një katastrofë shëndetësore globale”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...