Dëshironi fëmijë të lumtur? Mos i bëni përtacë

2 Shkurt 2017 - 08:23      

Fëmijët që ushtrohen në aktivitete fizike nuk janë thjesht fizikisht më të mirë, por kanë edhe një shëndet të mirë mendor.

Të rinjtë që ushtrohen rregullisht janë më pak të prirur të kenë çrregullime humori kur rriten, thonë shkencëtarët. Ata kanë survejuar 800 njerëz për 4 vite, nga mosha 6-10 vjeç, dhe vunë re një lidhje të konsiderueshme mes aktivitetit dhe mirëqënies.

“Kjo është shumë e rëndësishme, pasi sugjeron që aktiviteti fizik mund të përdoret për të trajtuar depresionin që në fëmijëri”, thotë autorja e studimit Silje Steinsbekk, nga universiteti i Shkencës dhe Teknologjisënë Universitetin e Norvegjisë. Ajo thotë se çdo aktivitet fizik duhet të shkaktojë djersitje tek fëmija dhe përshpejtim frymëmarrje.

Rezultatet e studimit janë botuar në Pediatrics Journal, pak javë pasi Zvicra dhe Gjermania ekzaminuar 6500 adoleshentë për lidhjen mes depresionit dhe sëmundjeve fizike. Akademikët e Universitetit të Baselit zbuluan se periudha e depresionit shpesh pasohet nga atriti apo sëmundje të sistemit tretës. Ata gjetën gjithashtu se më të rinjtë që vuajnë nga ankthi kanë shanse të mëdha që të preken nga sëmundje të lëkurës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...