Katër hapa për të qenë të hidratuar çdo ditë

1 Shkurt 2017 - 08:39      

Ka një sërë vesesh të këqija të modeleve këtë vit, si të flesh pa larë fytyrën, të hash thonjtë në mënyrë konstante etj. Fatmirësisht një nga veset më të këqija të tyre mund të rregullohet lehtësisht.

Dehidratimi ditor, çka mund të sjellë dëme serioze në lëkurë, bashkë me lodhjen dhe një funksionim jo të mirë të trurit. Megjithatë, thjesht duke pirë shumë ujë çdo ditë, është më e vështirë sa duket, transmeton tch. Ja si të qëndroni të hidratuarkëtë dimër, dhe të jeni të mrekullueshme në pranverë. Këshillat vijnë nga revista “Vogue”.

Një aplikacion për të qënë të hidratuar
Ka një numër aplikacionesh që e bëjnë ujin më pak se një punë të përditshme. Plant Nanny, është një aplikacion që gjurmon numrin e gotave me ujë që pini çdo ditë për të ndihmuar një bimë të vogël të rritet dhe të lulëzojë.

Mbani një shishe me vete
Është mirë që një shishe uji ta mbani gjithmonë me vete, në palestër, në çantën e dorës, në kuzhinë, në dhomë, sepse kështu do të kujtoheni gjithmonë që duhet të pini. Një shishe të madhe uji mund ta mbani në tavolinën tuaj të punës, do të ishte shumë praktike.

Hani çfarë pini
Që të mos konsumoni vetëm ujë safi çdo ditë, pse nuk provoni ushqime me përmbajtje të lartë uji? Kjo do të thotë se një thelë sharqiri, luleshtrydhesh, kastraveci, selinoje apo çdo gjë tjetër mund ta merrni me vete për t’i konsumuar në punë.

Vajrat hidratues
Sigurisht nuk mund të qëndroni gjithë kohës para lavamanit për të larë fytyrën e për ta mbajtur të hidratuar. Për këtë vijnë në ndihmë kremëra apo vajra të ndryshme hidratuese. Në këtë mënyrë nuk do të keni ndjesinë e një lëkure të thatë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...