30 Janar 2017 - 13:12
Janë pak njerëz që mund të thonë se në jetën e tyre nuk u vjen keq për asgjë. Prandaj me siguri edhe juve ju vjen keq për ndonjë gjë që keni ndërmarrë, ndoshta më shumë për ato gjera që nuk i keni bërë. Koha të gjithëve u kalon njësoj, ndërsa vitet ikin, prandaj është mirë që me kohë të kuptoni se për të cilat gjera u vjen keq kur të jeni plakur nëse nuk i keni bërë ashtu si duhet.
Në vazhdim, Koha.net transmeton 15 gjërat për të cilat shumicës së njerëzve u vjen keq kur të plakën:
1. Nëse nuk keni udhëtuar sa herë keni mundur,
2. Nëse nuk keni mësuar së paku një gjuhë të huaj,
3. Nëse keni mbajtur një lidhje të keqe tepër gjatë,
4. Nëse nuk keni përdorur yndyrë për rrezitje,
5. Nëse nuk e keni ndjekur drejtpërdrejt koncertin e muzikantit që e pëlqen,
6. Nëse jeni frikësuar të bëni një gjë, ndërsa keni dashur,
7. Nëse nuk keni bërë ushtrime sa duhet,
8. Nëse ju kanë formësuar sterotipet familjare,
9. Nëse nuk keni dhënë dorëheqje nga puna që nuk e keni pëlqyer,
10. Nëse nuk keni bërë përpjekje të mjaftueshme në shkollë,
11. Nëse nuk e keni kuptuar se në fakt jeni të bukur,
12. Nëse keni pasur drojë të thoni “Të dua”,
13. Nëse nuk i keni dëgjuar këshillat e prindërve tuaj,
14. Nëse në rini keni menduar vetëm për vete, dhe
15. Nëse keni pasur tepër kujdes për atë se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...