Ngritja e energjisë për më pak se pesë minuta

29 Janar 2017 - 08:42      

1. Dilni jashtë

Me siguri është gjëja e fundit që dëshironi kur jeni pa qejf dhe pa energji të dilni në të ftohtë, por bëjeni, sepse vetëm disa minuta në ajër të pastër munden t’ju gjallërojnë.

2. Pini çaj
Çaji do t’ju japë më shumë energji se kafeja. Një filxhan me çaj të zi disa herë në ditë zvogëlon nivelin e hormoneve të stresit në trup, thonë hulumtimet.

3. Bëni dush
Nëse nuk mundeni të bëni dush në mes të ditës, të paktën lani fytyrën me ujë të ftohtë.

4. Pini limonadë apo lëng të portokallit
Vitamina C bën çudi, transmeton Koha.net. Dhe jo vetëm që ndihmojnë lëngjet, por edhe nëse vetëm i merrni erë ndonjë peme citrusi do t’ju kthehet disponimi.

5. Hani një copë të çokollatës
Çokollata do t’ju japë shtytje endorfine, por merreni vetëm një copë, sepse ekzagjerimi me ëmbëlsira ka efekt të kundërt dhe na bën më të ngadaltë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...