Truk i ri për dobësim: enët e kuqe zvogëlojnë konsumimin për 40 për qind

27 Janar 2017 - 08:33      

Me siguri për shkak të nxitjes së instinktit ndaj ngjyrës së kuqe, e cila gjithmonë ka paralajmëruar në rrezik, njerëzit automatikisht hanë dhe pinë më pak nga enët e kuqe, transmeton koha.net.

Dëshironi të dobësoheni apo të hani më pak gjëra që i keni në tavolinë, përdorni enë të kuqe, këshillon ekipi i akademikëve gjermanë dhe zviceranë. Sipas hulumtimit më të ri, njerëzit hanë 40 për qind më pak nga ena e kuqe, dhe e njëjta gjë është edhe me filxhanët e kuq. Shpjegimi është në vetë ngjyrën e kuqe, e cila gjithmonë lidhet me rrezikun dhe ndalimin, prandaj njeriu me siguri në mënyrë evolucionare reagon në të.

Ky zbulim mund të përdoret për ushqimin e pashëndetshëm, këshillojnë hulumtuesit, kështu që qeveritë çdo gjë që është e pashëndetshme do të mund ta paketonin në ambalazh me ngjyrë të kuqe. Po ashtu, mirë do të ishte që edhe nëpër bare të ketë sa më shumë ngjyrë të kuqe për t’u parandaluar pirja e tepruar e alkoolit, bën të ditur Daily Mail.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...