Një gotë verë, shëndet në trupin tonë

26 Janar 2017 - 08:59      

Vera është një nga pijet alkolike më të vjetra dhe më të çmuara për njerëzimin. Asgjë nuk është më e mirë se sa të shijosh një gotë verë pas një dite të vështirë.

Kjo pije e mrekullueshme mbush trupin me energji pozitive dhe ndihmon në mirëqënien fizike dhe emocionale. Për më tepër mund t’ju ndihmojë në rritjen e imunitetit dhe në ruajtjen e kujtesës. Ja disa nga arsyet pse duhet të pini verë:

Mbron zemrën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut: Vera shquhet për cilësitë shëruese që përmban, por sasia që konsumoni është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj. Nëse konsumohet në mënyrë të moderuar ndihmon në qarkullimin e gjakut pasi zgjeron enët e gjakut dhe ul kolesterolin e keq të gjakut. Si dhe ju mbron nga sëmundjet e shëndetit kardiovaskular.

Përmirëson sistemin tretës: Studimet e ndryshme kanë treguar se konsumi i verës, kryesisht asaj të kuqe ndihmon trupin tuaj të tresë sa më mirë ushqimin.Vera përmban vitaminë B1 dhe B2 të cilat ulin në mënyrë efektive numrin e baktereve patogjene në zorrë. Nëse ende hezitoni të zgjidhni pijen për të shoqëruar vaktin tuaj ne ju këshillojmë verën, transmeton kp.

Lufton plakjen e parakohshme: Njerëzit që pinë verë, kanë më shumë shanse për të jetuar një jetë më të gjatë se ata që preferojnë të pinë birrë ose lloje të tjera të alkolit. Antioksidantët dhe vitaminat esenciale që gjenden në verë ndihmojnë në rinimin e trupit tuaj duke aktivizuar përbërës, të cilat ju mbrojnë nga sëmundje të lidhura me moshën.

Rrit nivelin e serotoninës: Vera ka qenë gjithmonë simbol i gëzimit dhe krijimtarisë, ajo çliron endofinë, një substancë që aktivizon hormonin e lumturisë, serotoninën. Konsumi i moderuar i verës ju ndihmon në rast se keni kriza paniku dhe ankthi. Ju çliron nga emocionet negative dhe ju ndihmon të ndiheni mirë me veten.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...