26 Janar 2017 - 08:30
Reoviruset që shkaktojnë ftohje të lehtë ose probleme me stomak, mund të reduktojnë tumoret, ndërsa në të ardhmen e afërt mund të përdoren për shërimin e kancerit të lëkurës ose të gjirit, pohojnë shkencëtarët nga Universiteti Leeds. Ata kanë konstatuar që viruset sulmojnë qelizat e tumorit, i vrasin dhe në këtë mënyrë nxisin sistemin e imunitetit për të luftuar kundër sëmundjes, kanë vërtetuar eksperimentet që kryhen në njerëz, përcjell Daily Mail.
“Edhe pse kimioterapia, terapia me radiovalë dhe operacioni janë trajtime të njohura, shërimi me viruse hap shumë mundësi të reja”, – pohon udhëheqësi i hulumtimit, profesor Alan Melcher. Ato planifikojnë t’i injektojnë përmes infuzionit, sepse në këtë mënyrë ilaçet nuk nxisin efekte të dëmshme anësore si format e tjera të shërimit të kancerit. Vlerësohet që ilaçi mund të gjendet në treg për tre vjet.
Pajisja që zbulon fazën e hershme të kancerit
Gati në të njëjtën kohë, por këtë herë nga Georgia amerikane, arrin shpikja e cila përmes duhmës së frymëmarrjes zbulon fazën e hershme të kancerit të mushkërive dhe të gjirit. Pacienti vetëm duhet të fryjë në një tub të veçantë, ndërsa ena plastike do të ruajë frymëmarrjen e tij. Pas kësaj ekspertët e përpunojnë në laborator dhe kontrollojnë se cilat kimikate i ka lëshuar trupi dhe a janë kancerogjene.
Edhe pse studimet klinike vetëm sa janë duke u zhvilluar, ekspertët parashikojnë që shfaqja e tij në treg do të ulë çmimin e testimeve të kancerit të gjirit nga rreth 700 euro në vetëm rreth 70-80 euro. Kjo është në veçanti e rëndësishme për vendet e varfra për shkak të reduktimit të shpenzimeve dhe është shumë më i lehtë sesa skanerët e tjerë dhe mund të bartet lehtë në vendet që janë të vështira për t’u arritur.
Megjithatë, ky test nuk do të eliminojë nevojën për testime të tjera, por qysh në start do të tregojë qartë nëse janë të nevojshme, pohon udhëheqësja e projektit, Charlene Bayer.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...