Kafja e zezë – disa kuriozitete interesante

25 Janar 2017 - 16:05      

E zezë si ferri, e fortë si vdekja dhe e ëmbël si dashuria... janë fjalët me të cilat një proverb i vjetër turk e përshkruan pijen e famshme për të gjithë – kafenë, transmeton koha.net.

Në mëngjes për një fillim të mbarë të ditës, pasdite për kënaqësi, pakkush do t’ua falte për një kafe të përgatitur dobët. Në sasi normale, ndihmon në largimin e lodhjes, përmirëson aftësitë mendore, por të pakët janë ata të cilët janë të njohur me faktin se kafja është një burim i pasur i antioksidantëve, të cilët veprojnë pozitivisht në funksionimin e trupit. Kjo natyrisht nuk do të thotë se kafja mund t’i zëvendësojë pemët dhe perimet, mirëpo patjetër që i gëzon të gjithë adhuruesit e kafesë, transmeton koha.net.

Megjithatë, sikurse edhe me shumë pije tjera edhe me kafe duhet maturia. Kaherë është e ditur se përbërësi kryesor i kafesë – kafeina, zhvillon varësinë. Konsumimi masovik i kafesë ka filluar me revolucionin industrial dhe me nevojën që njerëzit të qëndrojnë të zgjuar, ndërsa sot është sinonim dhe ftesë për një shoqërim të këndshëm.

Konsumimi i matur i kafesë nuk dëmton, por nëse merret sasi e madhe e kafeinës trupi “tërhiqet” në plot kuptimin e fjalës. Varshmëria ndaj kafesë nganjëherë është aq e madhe saqë trupi më nuk mund të zgjohet. Pasi që kafeina është diuretik i fortë, e tërheq ujin nga trupi, kështu që rekomandohet që me kafe gjithmonë të pihet uji. Shkurt me kafenë dhe kafeinën duhet ditur si të veprohet. Se sa është e rrezikshme flet fakti se atë Komiteti Ndërkombëtar Olimpik e trajton kushtimisht si drogë, do të thotë e trajton si doping (kufizon analizën në urinën e garuesve). Koncentrimi i 12 mg/l është i pranueshëm, por gjithçka më tepër se kjo është e ndaluar. Rreth tetë filxhanë të kafesë së fortë mund ta “shtyjnë” analizën në urinë në madje 1000 mg/l.

Ana e zezë e kafesë

Kënaqësia e tepruar me kafe ngarkon zemrën dhe enët e gjakut (shtrëngimet), provokon tajitjen e thartirës në lukth, çrregullon ciklin normal të fjetjes dhe qëndrimit zgjuar, dozat e mëdha shkaktojnë dridhje të duarve, nervozë, diarre, zvogëlojnë koordinimin e mirë motorik, tërheq kalciumin dhe hekurin nga organizmi. Sikurse çdo varësi tjetër, edhe kjo nuk është e lehtë të largohet.

Ekspertët rekomandojnë zvogëlim të shkallëzuar të sasisë së kafesë... shkurt “duhet dëshira dhe konsekuenca, njëjtë sikurse edhe tek largimi i varësisë nga duhani”. Si vepron kafja? Kafeina depërton në gjak vetëm 15 minuta pas konsumimit dhe derisa të gjendet atje ajo vepron! Sa më shpesh merret më dobët vepron... dhe sasia e madhe nuk e përmirëson situatën, vetëm sa e keqëson. Kafja ndihmon lirimin e “hormoneve të stresit”, kortizolit dhe adrenalinës. Së bashku ata na ndihmojnë t’i përgjigjemi stresit dhe na pajisin me energji dhe vitalitet gjatë ditës.

Të varurit ndaj kafesë tajisin më shumë kortizol dhe adrenalinë krahasuar me ata të cilët nuk pinë kafe, që si përfundim mund të rezultojë në ndjenjën e lodhjes dhe rraskapitjes. Nëse pini shumë kafe ekspertët rekomandojnë aplikimin e kafesë zëvendësuese.
Ajo që shumë e harrojnë është se kafeina nuk gjendet vetëm në kafe, por edhe në pijet tjera... Prandaj, pyetni veten se sa nga ky simulant hyn në organizmin tuaj gjatë ditës përveç kafesë?!

Edhe çaji ka kafeinë

Tani dihet që edhe çaji (sidomos ai i zi) përmban kafeinë. Kafeina në çaj është zbuluar në vitin 1827, por atëherë është quajtur teinë, mirëpo shkencëtarët mendojnë se nuk ekziston ndryshim i madh mes kafeinës dhe teinës. Përndryshe kafeina në çaj, nuk ndikon negativisht në zemër dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut, por rrit qarkullimin e gjakut dhe ndryshimin e materies në tru. Në çaj ka 30 për qind më pak kafeinë se sa në kafe.

Kuriozitete

Kafja është fruta, një qenie e gjallë e cila funksionon sipas specifikave të saj, dhe është e domosdoshme të kuptohen ato specifika që të mund të përgatitet një pije kualitative. Deri në fund të shekullit XVII, kafja është konsideruar si ilaç, e jo pije për kënaqësi. Disa e kanë çmuar vlerën e saj në tretje, derisa të tjerët kanë spikatur dëmin e saj dhe kanë pohuar se i bën meshkujt impotentë e madje edhe sterilë.

Kafja (60-150 miligramë/filxhan; doza vdekjeprurëse e kafeinës:10 miligramë);
Çaji (ka 30 për qind teinë ose kafeinë;40-80 miligramë për filxhan)
Coca Cola, “pije energjike” (120 miligramë për litër);
Kakao (çokollata): Theobroma cacao-përmban teobrominë dhe kafeinë (Majat e kanë pirë qysh rreth vitit 600 para erës së re).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...