Foto: Ilustrim

Shpresë për autikët

25 Janar 2017 - 10:09      

Zbulimi më i fundit shton shpresat për trajtimin e fëmijëve autikë. Shkencëtarët mendojnë se sekreti për të luftuar autizmin nuk fshihet në mendje, por në zorrë.

Fëmijët autikë kanë më shumë probleme me stomakun se bashkëmoshatarët e tyre. Tani shkencëtarët kanë zbuluar se ndryshimi i bakterit të zorrës nuk mund të lehtësojë vetëm problemet në stomak për fëmijët me autizëm, por edhe çrregullimet në sjellje të lidhura me këtë gjendje.

Sipas tyre, rregullimi i balancës së bakterit të mirë në krahasim me bakterin e keq, nëpërmjet transplantit të bakterit të zorrës nga një person i shëndetshëm tek një fëmijë me superbakter, mund të ofrojë një mënyrë efikase për trajtimin e kësaj gjendje, shkruan “Shëndeti”.

Shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Arizonës shpresojnë që e njëjta teori mund të aplikohet edhe për trajtimin e autizmit.

Rezultatet e këtij studimi janë cilësuar si “premtuese”, megjithatë shkencëtarët thonë se duhet të bëhen më shumë kërkime para se të mund të rekomandohet për të gjithë fëmijët autikë, raporton “The Sun”.

Hulumtuesit shkencorë testuan teorinë e tyre tek 18 fëmijë autikë, të moshës nga 7-18 vjeç. Ata u dhanë fëmijëve antibiotikë (pastrues zorrësh) për 10 javë dhe kryen transplanto të bakterit të zorrëve çdo ditë, për një periudhë 8-javore, politiko.net.

Këta fëmijë filluan të shfaqnin përmirësime në sjelljet autike, u bënë më socialë dhe bënin gjumë më të rehatshëm. Ata patën përmirësime edhe të simptomave gastrointestinale, të cilat u reduktuan me 80%. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...