Fryti i kivit mund të ndihmojë të ulet shtypja e gjakut

24 Janar 2017 - 16:31      

Një mollë në ditë nuk do ta mbajë domosdo mjekun larg, por tre kivi mund të ndihmojnë, të paktën, sipas një studimi të vogël që ka treguar që fryti i kaftë i mbushur me qime mund të ulë nivelin e tensionit të gjakut, trasmeton koha.net.

Meshkujt dhe femrat me tension mesatarisht të lartë të tensionit të gjakut të cilët kanë ngrënë tre fruta të kivit në ditë për tetë javë kanë pasur nivele të tensionit sistolik të gjakut që ishin 3.6 mm të zhivës më ulët sesa ata vullnetarë që kanë ngrënë një mollë në ditë. Tensioni sistolik i gjakut është numri i sipërm në matjen e tensionit të gjakut.

Kivit mund të jenë të vegjël, por ata mbledhin shumë vlera ushqyese në mishin e tyre të gjelbër. Ata janë të pasur në luteinë, një antioksidant i fuqishëm, i cili mund të jetë përgjegjës për fuqinë e tij për të ulur tensionin e gjakut, thanë hulumtuesit që janë udhëhequr nga Mette Svendsen nga Spitali Universitar i Oslos të në Norvegji.

Kivi një rekomandim i shkëlqyeshëm

Kardiologët ishin të shpejtë për të theksuar që nuk ka ushqim të vetëm magjik apo përbërës që janë çelësi i shëndetit të zemrës, por të gjithë janë pajtuar që kivi mund të ketë një vend në pesë vaktet ditore të frutave dhe perimeve që momentalisht rekomandohen si pjesë e dietës së shëndetshme për zemër.

Studimi i ri ka përfshirë 50 meshkuj dhe 68 femra me një moshë mesatare prej 55 vjetësh të cilët janë përcaktuar të hanë tre kivi apo një mollë në ditë për tetë javë. Pjesëmarrësit kanë pasur nivele të gjakut me një shkallë mesatar të tensionit prej 128/85 në fillim të studimit. Tensioni i gjakut më pak se 120/80 konsiderohet ideal. Ata nuk kanë ndryshuar asgjë në dietë përveçse kanë shtuar frytin. Hulumtuesit kanë matur tensionin e gjakut përmes një monitorimi ambulantor prej 24 orësh, i cili është menduar të jetë më preciz se sa matja e tij gjatë një periudhe të vetme kohore.
“Tre kivi në ditë kanë përmirësuar tensionin e gjakut brenda 24 orësh më shumë sesa një mollë në ditë,” konkluduan hulumtuesit.

Fryti i ri çudibërës?

“Ka një probabilitet biologjik, por unë nuk do të merrja tre kivi në ditë,” tha dr. Nehal Mehta, një kardiolog preventiv në Spitalin e Universitetit të Philadelphia. "Nuk është lehtë të gjenden, dhe nuk është nga ato frute që njerëzit i kapin lehtë në dorë.”
Masa është çelësi si me kivi po ashtu edhe me çdo lloj ushqimi, tha ai. “Tre kivi në ditë apo 21 kivi në javë nuk duket si masë, dhe unë do të tërhiqja vërejtjen për sasi kaq të madhe,” tha ai.

Studimi i ri thjeshtë mund “t’i vërë kivit në hartë,” tha ai. “Kur ne themi “ha më shumë pemë të freskëta,” ne u përmbahemi frutave që janë dëshmuar të suksesshme apo çdo gjë që mbahet në dorë dhe e qëruar, por këto zbulime sugjerojnë që një kivi mund të jetë pjesë e dietës së shëndetshme për zemër,” tha ai.
Madje, studimi ka vështruar tërë frytin, dhe jo ushqyesit individualë. Mos filloni të përdorni luteinë në forma të shtesave duke u bazuar në këto rezultate, shtoi ai.

Dr. Suzanne Steinbaum, një kardiologe preventive në Lenox Hill Hospital në New York City, është pajtuar. “Kivi nuk është fryti i çudirave, por sigurisht që shtimi i kivit në dietën tuaj mund të ndihmojë të ulen nivelet e tensionit pak të lartë të gjakut.”

Dr. Elliott M. Antman, profesor i mjekësisë në Harvard Medical School në Boston, tha që edhe pse premtues, studimi i ri është i vogël. “Mos llogarisni që kjo të jetë përgjigjja e plotë ndaj tensionit të lartë të gjakut,” tha ai. Çka do që bëni, “mos ndalni së marri medikamentet tuaj për tension të gjakut, pa u konsultuar me mjekun tuaj,” shtoi ai.

Pasi që ky studim është prezantuar vetëm në një takim mjekësor, të dhënat dhe konkludimet duhen të shikohen si preliminare derisa të publikohen në periodik që recensohen nga panele të ekspertëve të fushës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...