Çfarë nuk duhet të bëni në rrjetet sociale

23 Janar 2017 - 15:25      

T'i japësh fund një lidhje nuk është asnjëherë e thjeshtë, por në moshën e rrjteve sociale komplikimet rriten 10-fish.

Përderisa ne jetojmë jetën tonë më shumë në Facebook, Snapchat dhe Instagram, jeta juaj është pasqyruar rregullisht në llogaritë tuaja. Pra, çfarë duhet të bëni kur merr fund lidhja?

Së pari, është çështja e “statusit të marrëdhënies”, ku do i jepni njoftimin miqve tuaj se jeni një beqar/ë i ri.

Më pas vjen çështja e fotove, bisedave dhe heqja e miqve dhe familjarëve të tij, transmeton tch. Në fakt është e vështirë të dish se çfarë të bësh kur ndihesh keq, kështu që ja disa këshilla se çfarë duhet të bësh në rrjetet sociale pas një ndarjeje.

Statusi i marrëdhënies
Nëse jeni nga ata që keni dashur ta bëni publik marrëdhenin tuaj, do të ndiheni keq kur ta ktheni statusin në beqar. Mos e ndryshoni një orë pasi jeni ndarë, pasi do të ndiheni më të stresuar. Prisni të qetësoheni dhe para se të bëni këtë veprim, Facebook ju jep edhe mundësinë e ‘fshehjes’ së statusit. Kështu që askush nga miqtë nuk do e vërë re.

Ta heqësh nga miqtë?
Ekspertët sugjerojnë që të mos e hiqni nga miqtë, por mund ti bëni “fsheh”, dhe kështu nuk do tu dalë asnjë postimi i tij apo i saj në newsfeed. Gjithashtu dhe në Twitter mund ti bëni ‘mute’ personave pa e marrë vesh ata.

Kujdes me çfarë postoni
Teksa rrjetet sociale të japin mundësinë të shprehesh dhe të shkruash çfarë dëshiron, nuk do të ishte e denjë që vetëm pak kohë pas ndarjes të shkruani: “Nuk jam ndjerë kurrë më mirë”. Gjithashtu shmangni postimin e thënieve filozofike ku mund të gjeni veten. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...