Si të hiqet era e qepës nga duart

22 Janar 2017 - 13:12      

Gatimi në përgjithësi paraqet një kënaqësi, megjithëse ka momente kur kjo na vjen në majë të hundës - në situatat kur, ta zëmë, grijmë qepën.

Përveç lotëve, te qepa na pengon edhe era e cila mbetet në duar edhe pasi t’i lajmë ato, transmeton Koha.net. Si ta heqim qafe atë erë?

Zgjidhja gjendet në lëngun e limonit. Mjafton të fusni duart në lëngun e limonit dhe duart do të kenë erë të këndshme dhe të freskët, sepse përbërësit e limonit neutralizojnë erën e pakëndshme të qepës.

Një zgjidhje tjetër do të ishte uthulla e përzier me ujë, pastaj larja e duarve me ujë, assesi të vakët, i cili hap poret, duke mundësuar erës të futet edhe më thellë në lëkurë.

Po ashtu mund të bëni edhe një përzierje nga kripa e kuzhinës dhe uji, me të cilën do t’i fërkoni duart mirë. Përveç që do të neutralizojë erën, kjo përzierje do të shërbejë edhe si një “piling” praktik për duar.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...