Uji, vezët, ushtrimet dhe vitamina B janë “ngritës” natyralë të energjisë

22 Janar 2017 - 08:08      

Një gotë ujë, omleti për mëngjes, perimet e gjelbra për drekë, qëndrimi në diell dhe vitamina B kthejnë energjinë. Pijet energjetike dhe sheqeri duhen të shmangen gjithsesi.

Ndiheni të ngadalshëm, një gotë ujë do t’ju ndihmojë. Uji është “ngritës” i nënvlerësuar i energjisë, prandaj tentoni të pini sa më shumë dhe pas një kohe do të ndiheni më të gjallë. Nëse mendoni që sasia e madhe e kafesë do t’ju “zgjojë”, e gënjeni veten, transmeton Koha.net. Sasitë e vogla të kafes ndikojnë si stimulans, por konsumimi i tepërt i saj vetëm do të nxisë lodhje. Shmangni edhe pijet energjetike, të cilët për shkak të sasive të mëdha të sheqerit japin energji përkohësisht, por veprojnë si kafja. Si alternativë me më pak kalori pini ujin me vitamina dhe minerale.

Mënyrë e mirë e ngritjes së energjisë janë shujtat e vogla, por të shpeshta. Ngrënia periodike e ushqimit mban në të njëjtën shkallë nivelet e sheqerit, prandaj nuk do ta keni nevojën të hani më shumë se ç’duhet, dhe më rrallë do të ndieni uri. Tentoni që gjatë ditës të hani tri shujta kryesore dhe dy më të vogla. Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që edhe proteinat nga të bardhët e veve i mbajnë njerëzit vigjilentë dhe trupit ia japin një dozë të mirë të energjisë, prandaj hani omlet. Kini kujdes edhe për nivelet e hekurit sepse për shkak të mungesës së tij mund të ndiheni të lodhur, prandaj ushqehuni shëndetshëm për të marrë të gjitha vitaminat e nevojshme.

Nëse nuk ju ndihmon hekuri në tableta, shkoni te mjeku sepse ndoshta vuani nga mungesa serioze e hekurit. Në ripërtërije të hekurit do të ndihmojnë edhe kajsitë e thata apo perimet e gjelbra. Edhe mungesa e lëvizjes shteron energjinë. Prandaj ngrijeni me ushtrime, sepse atëherë tajohet endorfina për shkak të të cilës ndiheni mirë. Lëvizni çdo mëngjes, ndërsa nëse nuk keni kohë për ushtrime, shëtisni.

Vitamina B forcon imunitetin
Nëse mendoni që ushqimi juaj nuk është i pasur sa duhet dhe keni nevojë edhe për shtesa, merrni vitaminat e grupit B të cilat janë të domosdoshme për krijimin e energjisë. Vitaminat e grupit B kanë rol të rëndësishëm në metabolizmin qelizor dhe forcimin e imunitetit, prandaj rekomandohen të merren kur ndieni lodhje të forcuar apo kur jeni të ekspozuar ndaj stresit të tepruar.

Lehtësoni efektin e stresit
Për të parandaluar apo të paktën lehtësuar efektin negativ të stresit, tentoni që çdo ditë të relaksoheni duke dëgjuar muzikë, lexuar apo medituar me qirinj. Shmangni shikimin e televizorit në dhomë të gjumit, sepse nuk relakson por stimulon trurin dhe pengon gjumin.

Ushqimi i pasur
Shmangni ushqimin pasur me sheqer sepse rritja e papritur e sheqerit në gjak çon edhe deri tek rënia. Për rritje të energjisë më së miri është të hani ushqimin i cili në trup shndërrohet në energji. Hani ushqime të papërpunuara të pasura me materie ushqyese si fasulet dhe bizelet, me shumë pemë dhe perime.

Flini gjithmonë në kohë të njëjtë
Kualiteti i gjumit e jo kuantiteti ndikon në atë se a zgjoheni me shumë energji apo të lodhur. Ndërsa shumë harrojnë rëndësinë e shkuarjes në gjumë në të njëjtën kohë. Tentoni të relaksoheni 15-30 min para gjumit, me një dush të ngrohtë, masazh, apo me një filxhan me çaj bimor.

Mëngjesi është jashtëzakonisht i rëndësishëm
Mos e kapërceni shujtën më të rëndësishme në ditë – mëngjesin, sepse kur zgjoheni, duhet të ktheni rezervat e energjisë, transmeton Koha.net. Kështu qullin e zakonshëm shndërrojeni në shujtë mbretërore duke shtuar boronicat dhe kombinimin e farave të kungullit dhe lulediellit për t’i ofruar trupit acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6.

Energjia kthehet me prekje
Akupresura bazohet në rrjedhën e lirshme të energjisë nëpër trup e cila siguron shëndet të mirë. Terapia me prekje stimulon pikat kyçe në trup çka ndihmon në ruajtjen e balancimit dhe ripërtëritjen e rrjedhjes së energjisë. Nga tretmani do të ndiheni me më shumë energji dhe më të lëvizshëm.

Shumë alkool, trupi i lodhur
Nëse keni shijuar më shumë se ç’duhet alkoolin gjatë pushimeve, me siguri vuani nga mungesa e energjisë sepse metabolizohet në atë mënyrë që në mëngjes nuk ndiheni edhe aq të freskët. Prandaj kontrolloni konsumin e pijeve, për shembull, një deri dy në ditë, dhe provoni të mos pini dy, tri ditë në javë.

Edhe bimët japin energji
Tradicionalisht xhenseni përdoret për ruajtjen edhe ngritjen e energjisë, por ndihmon edhe përdorimin e plotë të vitaminave dhe mineraleve në organizëm dhe nxit aktivitetin truror. Zgjidh problemet e lodhjes, por edhe çrregullimet e gjumit prandaj pini çaj të xhensenit.

Karbohidratet dhe proteinat së bashku
Ushqimet e pasura me proteina dhe karbohidrate japin rezultate të shkëlqyeshme. Nëse, për shembull hani disa arra braziliane dhe një mollë, më gjatë do ta shtyni urinë sepse proteinat ngadalësojnë lirimin e sheqerit. E mirë është një copë bukë thekre me gjalpë kikiriku ose jogurt me fruta mali.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...