Një gotë qumësht në ditë mund të rrisë fuqinë e trurit

21 Janar 2017 - 16:31      

Qumështi prej kohësh është i njohur që ndihmon ndërtimin e eshtrave të shëndosha dhe ushqen trupin me vitamina e proteina.

Por tani është duke u vërejtur efekti i tij edhe si ndihmues i kujtesës pas një studimi që ka zbuluar se ata që pinë qumësht rregullisht – dhe produkte të tjera të tij, si jogurti, djathi madje edhe akullorja – janë treguar më të mirë në testet që kontrollojnë fuqinë e trurit.

Shkencëtarët kanë angazhuar 972 femra dhe meshkuj për t’i anketuar lidhur me dietat e tyre, duke përfshirë edhe pyetje se sa shpesh në ditë përdorin produkte të qumështit, qoftë edhe nëse hedhin qumësht në çajin apo kafenë e tyre, transmeton Koha.net. Të anketuarit, që janë të moshës 23 deri në 98 vjeç, kanë kryer një seri prej tetë testesh rigoroze për të matur koncentrimin, memorien dhe aftësitë e tyre për të mësuar.

Studimi ka treguar se të rriturit që konsumojnë produkte të qumështit së paku për pesë ose gjashtë herë në javë janë treguar më të mirë sesa ata që hanë ose pinë më rrallë këto produkte.

“Përfitimet e reja të trurit janë vetëm një arsye për të nisur secilën ditë me ndonjë gotë qumështi”, kanë thënë hulumtuesit.

Në disa teste të rriturit që konsumojnë rrallë produkte të qumështit kanë qenë pesë herë më të dobët sesa ata që konsumojnë këto produkte dy deri në katër herë në javë.

Hulumtuesit e Universitetit të Maines në Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se disa përbërës të produkteve të qumështit, si magnezi, mund të ndihmojnë për të parandaluar humbjen e kujtesës. Ata po ashtu dyshojnë që ushqimet e qumështit mund të mbrojnë kundër sëmundjeve të zemrës dhe tensionit të lartë të gjakut, që ndikojnë në aftësinë e mirë funksionale të trurit.

Disa ekspertë e kanë kundërshtuar këtë, duke thënë se produktet e qumështit rrisin gjasat për sëmundjet e zemrës dhe për sulmet, sepse kanë shumë yndyrë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...