Sa kohë mund të ruhen ushqimet në frigorifer

20 Janar 2017 - 13:05      

Ideja që disa ushqime mund të rezistojnë gjatë në frigorifer, mund të rrezikojë seriozisht shëndetin tonë.

Por, në fakt, nga frutat deri tek peshku, shumë produkte të freskëta nuk janë më të mira, pasi qëndrojnë për më shumë se 2-3 ditë në frigorifer.

Këshillat nga ekspertët e ushqimit të Institutit Good Housekeeping, mund të surprizojnë shumë njerëz, të cilët janë mësuar ta mbajnë mishin, qumështin apo gjithçka tjetër më shumë se një javë në frigorifer.

Sipas ekspertëve, peshku nuk duhet të qëndrojë për më shumë se nje ditë në frigorifer, frutat e buta jo më shumë se dy ditë. Po ashtu, mishi i ngrirë, djathi i butë dhe mishi i pulës duhet të konsumohen brenda 3 ditësh.

Madje, edhe djathi i fortë, që mendohet se mund të zgjasë shumë gjatë pa u prishur në frigorifer, sipas ekspertëve të Institutit Good Housekeeping, nuk mund të qëndrojë më shumë se nje javë në frigorifer.

Më poshtë do të gjeni një listë që tregon jetëgjatësinë e disa ushqimeve të freskëta (rezultatet mund të duken pak të habitshme nga shumë njerëz të cilët janë mësuar t’i mbajnë ushqimet më gjatë në frigorifer, megjithatë, më mirë të jemi të sigurt sesa të vuajmë pasojat pastaj). Peshku – 1 ditë, frutat e buta – 1-2 ditë, mishi i prerë – 2 ditë, djathi i butë – 2-3 ditë, mishi i pulës – 2-3 ditë, sallata – 2-3 ditë, sallami – 3 ditë, perimet e gjelbërta – 3-4 ditë, frutat e forta – 3-7 ditë, qumështi – 3-4 ditë, proshuta – 7 ditë, djathi i fortë – 1 javë, vezët – 1 javë, salmoni i tymosur – 1-2 javë etj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...