Ambicia është e mirë për karrierë, por edhe i çon njerëzit në vdekje të parakohshme

20 Janar 2017 - 08:59      

Njerëzit me ambicie më të mëdha janë më të suksesshëm në aspektin profesional, por jo edhe në atë personal, sepse nuk kanë kohë për miq dhe lidhje, për çka janë më pak të lumtur dhe vdesin më të rinj, transmeton koha.net.

Njerëzit ambiciozë fitojnë më shumë se të tjerët, por kanë shëndet më të dobët dhe vdesin më të rinj, tregon hulumtimi i Kolegjit amerikan për ekonomi Mendoza në Universitetin Notre Dame.

Shkencëtarët kanë përcjellë 717 njerëz të lindur në fillim të shekullit të 20-të të cilët kanë kryer studimet në Oxford, Harvard dhe Yale dhe njerëzit ambiciozë që nuk kanë shkuar në kolegj, përcjell Daily Mail. Zhvillimin dhe avancimin e tyre e kanë përcjellë deri në fund të jetës. Më ambiciozët kanë pasur pritje më të mëdha, kanë ndjekur fakultetet më prestigjioze, kanë punuar në pozita më të mira dhe kanë fituar më shumë para. Për shkak të ritmit të tillë të jetës, jeta e tyre sociale dhe shëndeti kanë vuajtur, por kanë vdekur edhe më herët se sa ata më pak ambicioz, vërteton studimi.

“Edhe pse ka ndikim pozitiv në karrierë, ambicia ndikon negativisht në jetën shoqërore, por edhe në shëndet. Për shkak të sjelljes së tillë, më së shpeshti vuan edhe lidhja, por edhe miqësitë që mbahen me vështirësi”, pohon udhëheqësi i studimit, profesor Timothy Judge.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...