Kafshët ballafaqohen me krizën e ekzistencës

19 Janar 2017 - 13:34      

Kafshët primatë po përballen me “krizën e ekzistencës” me 60 për qind të tyre që po luftojnë për ekzistencë, thuhet në një hulumtim të ri.

Një studim global ku morën pjesë më shumë se 30 shkencëtarë, vlerësuan ruajtjen e statusit të më shumë se 500 specieve individuale.

Ky studim gjithashtu vlerësoi se 75% e specieve janë në zhdukje. Zbulimet janë publikuar në gazetën Science Advances.

Profesori Jo Setchell nga Universiteti Durham anëtar i ekipit shpjegoj se kërcënimet kryesore ishin“humbja e madhe e vendbanimit”dhe gjuetia ilegale. Pyjet janë shkatërruar kur vendbanimet janë shndërruar në agrikultura industriale, gjë që ka bërë që askush të mos jetojë më aty, transmeton Koha.net.

Gjallesat po kapen për ushqim, shitje dhe për tu bërë si kafshë shtëpiake. Kërcenim tjetër janë edhe sjelljet e njerëzve ku pyjet po shfrytëzohen për punimin e mobileve, vajit, gazit dhe minimet.

“Përgjigja e shkurt në këtë është se ne duhet të reduktojmë dominimin e njerëzimit në planet dhe të shpërndajmë vend me speciet e tjera, ka thënë profesori Setchell.

“Ne duhet të fokusohemi më shumë në zhvillimin e këtyre pjesëve të botës dhe të sigurohemi se njerëzit kanë më shumë alternativa për burime të tjera”, ka shtuar ai.

Ai ka theksuar se humbja e specieve primare përfaqëson humbje të pyjeve që janë esenciale për të ardhmen e species tonë. Hulumtimi spikat gjithashtu disa zgjedhje personale që njerëzit mund të bëjnë si konsumator, sidomos në veri, t’i shmangen kontributit në shkatërrimin e diversitetit tropikal.

“Shembuj konkret janë të mos blejmë lëndë druri tropikale si dhe të mos hamë vaj të palmës”, ka thënë Setchell.

“Mbrojtja e zonës (vendbanimeve) dhe një ligj efektiv i zbatueshëm do të ishte çelësi i zgjidhjes së problemit”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...