Kur gjyshja dhe gjyshi llastojnë nipat dhe mbesat

18 Janar 2017 - 17:18      

Për prindërit tuaj gjithmonë do të mbeteni fëmijë, pavarësisht që tashmë i keni të vegjlit tuaj për t’i rritur. Për këtë arsye shpesh edhe nuk janë të gatshëm të dëgjojnë atë çka ju themi, transmeton koha.net.

Dhe përveç kësaj nipat dhe mbesat janë aq të ëmbël, dhe si të mos ju ofrojmë gjithçka? Kjo është deri në një masë të caktuar sigurisht, edhe e lejueshme dhe mjaft normale, por megjithatë duhet t’i vizatoni kufijtë e caktuar. Rregullat që ju i zbatoni në shtëpinë tuaj nuk duhen të shkelen në tërësi në shtëpinë e gjyshes dhe gjyshit.

Nëse keni ndalur që të luhen video lojërat para se të bëhen detyrat e shtëpisë, ata duhet ta respektojnë këtë gjë. Shpjegoni saktë se çka prisni. Sigurisht, lëruni hapësirë për t’i llastuar, por duke mos shkelur rregullat tuaja të cilat janë vendosur me arsye. Shpjegojani prindërve tuaj, që për shembull, fëmija juaj duhet të mësojë çka është përgjegjësia dhe si ta kryejnë punën në mënyrë të ndershme, ndërsa shpërblimi, siç është video loja, pason vetëm më vonë.

Shpjegojani fëmijëve
Fëmijëve tuaj duhet tua shpjegoni saktë se për ç’arsye ju u ndaloni diçka, ndërsa gjyshja dhe gjyshi jo. Për shembull, nëse gjyshja u jep më shpesh ëmbëlsira, ndërsa ju jo, fëmijës do t’i duket e çuditshme kjo gjë. Shpjegojani atyre që i doni dhe që kujdeseni për shëndetin e tyre, dhe pasi që janë gjatë gjithë kohës me ju, përpiqeni t’ua ofroni më të mirën. Gjyshja guxon t’ua japë ndonjë ëmbëlsirë më shumë sepse tek ajo shkojnë vetëm si mysafirë. Po të hante ëmbël gjatë gjithë kohës, do t’i dhimbte barku dhe nuk do mund të luante.

Jini të qartë dhe këmbëngulës
Nëse prindërit tuaj edhe pas shumë bisedave prapë e teprojnë, duhet të jeni të qartë dhe këmbëngulës dhe theksoni se si do të reduktoni numrin e vizitave nëse nuk e ndërrojnë sjelljen e tyre. Me kë rast është e rëndësishme që të dy prindërit t’u përmbahen rregullave të caktuara.

Relaksohuni
Duhet po ashtu ta dini që imtësitë e vogla me të cilat gjyshja dhe gjyshi i mbulojnë fëmijët tuaj, nuk janë gjithmonë arsye për të bërë zhurmë. Akullorja e rastit, dhurata e dhënë dhe sjellja e butë nuk do të krijojnë nga fëmija juaj një shejtan të llastuar. E rëndësishme është që mos ta teproni as ju e as prindërit tuaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...