Një objektiv në ditë

18 Janar 2017 - 11:13      

Nga rezultatet e një studimi të kryer nga Universiteti i Hertfordshire rezulton se 78% e njerëzve dorëzohen para se të realizojnë objektivat e tyre për një vit të ri.

Një nga arsyet është shprehja e dëshirave të vakëta apo të përgjithshme, nga dieta klasike tek ndryshimi i punës. Kjo sjell konfuzion dhe nuk të ndihmon.

Ndryshimi bëhet nga objektivë të vegjël dhe ja se si ta nisni:

Ulni pritshmëritë
Të humbësh 10 kg nga pesha, duke i premtuar vetes se do të bësh sport apo do të ndryshosh stilin e jetës nuk është e thjeshtë. Dëshiron të dobësohesh? Hiqni numrat nga mendja sepse shpesh të japin ankth dhe të frustojnë. Mendo të gjitha momentet kur ndihesh në formë.

Ushqe shpirtin
Sipas ekspertëve shkruani të shkruash një ditar është terapi. Të shohësh progresin që ke bërë pas disa muajsh është stimuluese, transmeton tch. Dhuroji vetes çdo ditë 15 minuta për të shfletuar gazetën apo faqet që të interesojnë, por jo gossip dhe persona që ankohen.

Mendo për veten
Sa kohë në ditë i dedikon asaj që dëshiron? Sfida e vërtetë është të gjesh momente të vogla për të thyer rutinën. Ja një ushtrim që mund ta bëni në çdo moment: Stop! Ndalu! Çfarë ndjen? Dëgjo ndjesitë e shpirtit, merr frymë, liro mendjen dhe ndiq ritmin e zemrës.

Jepi vlerë kohës
Orët që kalojmë në internet janë gjithnjë e më shumë. Përdor vetëdijen dhe zgjidh atë që të intereson vërtetë. Vlera e miqësive të vërteta, shija e një kafe e shijuar me qetësi, gjysëm ore vetëm për vete, një shëtitje në ajër të pastër, lumturia bëhet nga momente të përditshme. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...