17 Janar 2017 - 16:47
Deri vonë rrethi qeshte me njerëzit të cilët pohonin se mund të parashikojnë ndryshimet e motit për shkak të dhimbjeve të gjurit. Por shkenca ka treguar që në këtë gjë nuk ka asgjë qesharake, pohon dr. Angelico Brugnoli nga Instituti për mjekësi klimaterike në Milano. Frekuenca gjithnjë më e shpeshtë e meteoropatisë, respektivisht të problemeve shëndetësorë të shkaktuara me kushtet atmosferike, i atribuohet vrimave në shtresën e ozonit për shkak të të cilave ndryshimet e motit janë bërë të papritura dhe intensive, por edhe mënyrës moderne të jetës.
“Meteoropatët janë zakonisht njerëzit të cilët jetën e përjetojnë në mënyrë shumë emotive, ndonjëherë edhe në mënyrë të tepruar, dhe veçanërisht njerëzit e shqetësuar dhe depresivë. “Jostabiliteti neurologjik” i tillë është gjithnjë më i shpeshtë për shkak të mënyrës stresuese të jetesës”, pohon ai.
Ndryshimet e motit i prekin edhe ata që vuajnë nga sëmundjet kronike. Të sëmurët nga zemra, astma dhe të sëmurët neurologjikë me simptoma të theksuara të kokëdhimbjes, mosdisponimit dhe nervozizmit, janë më të ndjeshëm në ngrohjet apo shkrirjet e papritura veçanërisht në muajt e vjeshtës dhe dimrit. Simptomat e para zakonisht shfaqen një apo dy ditë para ndryshimit të motit. Më së shpeshti janë dëshpërimi, lodhja, të ndjerit të dobët, tensioni i rritur, dëshira për të qëndruar në shtëpi, dhimbjet në muskuj dhe nyje, problemet me frymëmarrje, ndjenja e rëndimit në stomak dhe puna e shpejtuar e zemrës. Simptomat largohen pasi ndryshimit të motit.
Më së shpeshti i prek njerëzit pas të pesëdhjetave dhe gjashtëdhjetave. Dr. Brugnoli meteoropatëve u rekomandon preparate bimore për qetësim, për shembull çajin e blinit ose pika të valerianës.
Shiu
Gjatë motit me shi, infeksionet që transmetohen përmes ujit janë shumë të shpeshta, veçanërisht ata që shkaktohen me bakterin E. coli, ndërsa verës ato që barten nga insektet. Përveç kësaj, sëmundjet janë të mundshme edhe pse për shkak të disponimit të keq bie imunitetit dhe njerëzit kalojnë më shumë kohë në hapësira të mbyllura. Përqindja e lartë e lagështisë pas shiut nxit kokëdhimbjen dhe probleme me frymëmarrje.
Bora
Forma e vetme e ushtrimeve që kardiologu amerikan Steve Pollack ua ndalon të sëmurëve të zemrës është pastrimi i borës sepse kombinimi i lodhjes dhe ngushtimi i enëve të gjakut në të ftohtë mund të shkaktojë sulm në zemër. Bora dhe akulli janë përgjegjëse për rrëzimet e rrezikshme. Nëpër akull duhet të ecet me hapa të vegjël. Mbrojta më e mirë janë çorapet e veshura përmbi këpucë ose të paktën këpucët që nuk rrëshqasin.
Mjegulla
Mjegulla e lehtë ndikon në rritjen e sulmeve të astmës. Hulumtimet kanë treguar që mjegulla e dendur shkakton madje 70 për qind e sulmeve të zemrës. Koha e lagësht e përcjellë me mjegull ose shi rrit rrezikun nga infeksionet e veshit të jashtëm. Ato janë veçanërisht të shpeshta tek njerëzit që jetojnë në vende të lagështa. Mund të mbroheni duke bartur kapelë ose mbrojtëse për veshë.
Moti është fajtor për gjysmën e kokëdhimbjeve
Nëse pritet, ta zëmë, ftohje drastike, ose rënie e presionit, njerëzit me sëmundje kronike duhen të jenë në veçanti të kujdesshëm sepse secili ndryshim i papritur reflektohet shumë në shëndetin e tyre, por do të ndikojë edhe në shëndetin e njerëzve të shëndetshëm. Më shumë se gjysma e kokëdhimbjeve shkaktohen nga moti, ndërsa për çdo të tretën kokëdhimbje fajin e kanë ndryshimet në lagështi dhe temperaturat e shkaktuara me ndryshimet e lagështisë dhe temperaturat e ajrit, ndërsa 13 për qind e kokëdhimbjeve paraqiten gjatë ndryshimit të presionit të ajrit.
Koncentrimi më i madh i lagështisë në ajër shkakton pagjumësinë, dhimbjet në eshtra dhe veprimin aktiv të viruseve që sulmojnë rrugët e frymëmarrjes. Simptomat e disa llojeve të anemive janë më të theksuara kur lagështia e ajrit është më e ulët, ndërsa shpejtësia e erës e lartë.
Presioni i ulët i ajrit ngadalëson aftësitë mentale, vështirëson koncentrimin dhe kujtesën. Dhimbjet në nyje dhe simptomat e osteoartritit janë më forta kur presioni dhe temperatura janë të ulëta.
Era
Era ka ndikim të madh në shëndet, te madje një e treta e njerëzve. Moti me erë ndikon në disponim, nxit kokëdhimbjet, depresionin dhe pagjumësinë, ndërsa të shpeshta janë edhe shfaqjet e ftohjes, gripit dhe inflamacionet e lëkurës. Veçanërisht ndikim negativ në shëndetin psikik kanë erërat e ngrohta, për shembull ato jugore. Motin e tillë megjithatë do ta përballoni më lehtë nëse dilni në natyrë.
Dielli
Është dëshmuar qëmoti me diell përmirëson disponimin. Përveç kësaj, kur qielli është i kaltër vetërespekti dhe vetëbesimi janë dukshëm më të larta, njerëzit janë më guximtar, me iniciativë më të madhe, më të prirë ndaj aventurave, ka treguar një hulumtim britanik. Megjithatë, ngrohtësitë e mëdha verore përkeqësojnë problemet me zemër dhe frymëmarrje, ndërsa ngrohja e papritur në mënyrë të dukshme rritë rrezikun e sjelljes abuzive.
Stuhia
Ardhjen e stuhisë së pari e ndjejnë personat me reumë sepse moti i stuhishëm ua rrit dhimbjet. Madje dhe tek njerëzit e shëndetshëm moti i tillë mund të shkaktojë kokëdhimbje, migrenë dhe ndryshime në disponim. Sulmet e astmës më së shpeshti shfaqen brenda një orë pas fillimit të stuhisë. Shfaqen kokëdhimbjet dhe migrena, ndërsa ndryshimet e papritura të presionit të ajrit nxisin nervozizmin.
Vranësirat
Mungesa e diellit mund të shkaktojë dëshpërim dhe disponim të keq, ndërsa retë kanë edhe anën e tyre të mirë. Hulumtimet kanë treguar që retë rrisin shanset e regjistrimit në fakultet për 12 për qind, sepse studentët mësojnë më shumë sesa dalin.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...