15 Janar 2017 - 10:50
The National Institute of Occupational Safety and Health ka zbuluar 884 substanca toksike në një testim të rreth 3.000 kimikateve të përdorura në aromat artificiale, transmeton Koha.net. Ky Institut raporton që këto kimikate kanë lidhje me kancerin, defektet e lindjes dhe çrregullimet neurologjike dhe reproduktive. Aromat po ashtu mund të nxisin astmën dhe reagimet alergjike.
Është më lirë dhe më sigurt t'i bëni vetë deodorantet tuaja me elementet bazike shtëpiake. Ju sjellim 10 mënyra me të cilat mund të keni një banjë me aromë të këndshme:
1. Hidhni sapun të duarve në guaskën e banjës dhe jepni një të fërkuar të shpejtë me furçën e tualetit për të ndalur kundërmimet. Bëjeni këtë në vend se të përdorni një deodorant sprej të dhomës.
2. Para se të arrijnë miqtë, freskojeni ajrin shpejt duke grimcuar e imtësuar lëkurën e portokallit në banjë. Aroma e fortë dhe e këndshme e portokallit do të mbizotërojë kundërmimet e tualetit. Ose provojeni një recetë tjetër freskuese me cinamon-dardhë.
3. Shfrytëzojeni fuqinë e sodës së bukës, siç bëni ndoshta tashmë në frigorifer. Soda e bukës absorbon shumicën e aromave të pakëndshme. Mbusheni një tas të vogël me sodë të bukës dhe zëvendësojeni çdo muaj. Thjesht lëreni aromën neutrale të sodës së bukës ose përzierjes mund t’i shtoni kripëra aromatike të vaskës. Po ashtu mund ta mbuloni tasin me copëza mermeri, petale lulesh, apo "maskime" të tjera për aq sa ato nuk e mbulojnë tërësisht sodën e bukës.
4. Uthulla po ashtu absorbon aromat e pakëndshme. Për ta eliminuar erën e keqe të banjës në mënyrë të shpejtë, fshijini muret dhe sipërfaqet e tjera me uthull të bardhë. Përqendrohuni në sipërfaqet rreth guaskës, ku muret mund të kenë absorbuar erëra dhe më shumë. Nëse brenda guaskës lëshohet uji me kapak lartë (të hapur), avulli i ujit të kontaminuar mund të spërkas më lartë dhe të mbetet në sipërfaqe.
5. Për një solucion edhe më të thjeshtë kundër kundërmimit, hidhni uthull në guaskë dhe lëreni të veprojë rreth një ore para se të lëshoni ujin. Për fuqi shtesë, përzieni sodën e bukës dhe uthullën në guaskë.
6. Vendosni sasi të vogla të vajit esencial me aromë të ëmbël në toptha pambuku, dhe vendosni ata në një tas të vogël në raft apo në një kupë në raftin e medikamenteve.
7. Një variacion i vajit esencial në toptha pambuku: vendosni topthat e pambukut në mes të letrës higjienike dhe mbajtësit të letrës. Aroma e vajit esencial do të lëshohet çdo herë kur dikush merr letër higjienike, pikërisht atëherë kur parfumi është më së shumti i nevojshëm.
8. Ndizni qirinj me aromë të lehtë apo pa aromë në banjë. Një tavllë e vogël me shkopinj të ndryshëm aromatikë mbi guaskë është po ashtu një zgjidhje e mirë. Ju thjesht mund t’i lini jashtë në një mbajtës atraktiv, bashkë me fijet e shkrepëses dhe t'i lini përdoruesit të kujdesen për aromat e tyre.
9. Gjethet e freskëta të eukaliptit janë një deodorant tejet efektiv për banjë. Ju mund t'i blini ato te luleshitësi lokal. Mbajini në një vazo sipër guaskës. Vazoja me degë të eukaliptit mund të përdoret në mënyrë shumë efektive edhe për të maskuar kundërmimin e sistemeve të vjetruara të gypave në banesën tuaj.
10. Për një deodorant permanent (megjithëse më të komplikuar) kërkoni për një enë balte miniaturale në ndonjë dyqan të lirë apo edhe të përdorur me zbritje. Pastaj kombinoni vetë përbërësit me gjëra standarde që mund të gjenden gati në çdo dyqan, si karafili, shkopinj cinamoni, lëvore portokalli dhe ekstrakte vanilje.
Këta 10 deodorantë për banjë që mund t’i bëni vetë janë më të lirë sesa produktet komerciale dhe shmangin shumë nga lëndët e dëmshme kimike dhe përbërësit e tjerë artificialë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...