Shenjat që një lidhje po merr fund

14 Janar 2017 - 23:26      

Kur jemi në një lidhje ne tregojmë pjesën më të mirë të vetes. Kur je romantik të ndihmon të ecësh para, të shohësh gjërat pozitivisht dhe të japësh mbështetje duke na tërhequr në labirinthet e jetës.

Por nuk funksionon gjithmonë kështu.

Një grup njerëzish kanë treguar në Vhisper historitë e tyre duke nxjerr në pah dhe disa nga shenjat që tregojnë se lidhja është drejt fundit, transmeton tch.

Disa njerëz ndihen të lënë pas dore:
“Fillova të ndihem sikur lidhja ime po lihej pas dore. Fillova të ndihesha e lodhur nga kjo lidhje që mu bë stresuese. Humba fokusin tek vetja”.

“Unë e dashuroj të dashurin tim por ai nuk është ambicioz që për mua është shumë e rëndësishme tek partneri i jetës”.

“Unë e dua të dashurin tim por mendoj ti japë fund sepse kam nevojë të udhëtoj. Mendoj se ai më ndrydh dhe më privon nga gjërat e jetës”.

“I dashuri im qesh kur i tregoj arritjet në karrierën time dhe ajo çfarë dua të bëj... nuk më mbështet dhe mendoj vetëm se si ti provoj që është e gabuar”.

Dhe për të tjerë, gjërat tingëllojnë si kontrolluese:
“Mendoj se i dashuri im më lë pas dore. Unë e lejoj që të shkojë në koncerte dhe të bëjë çfarë ai dëshiron, por unë ‘nuk lejohem’ të shkoj në festa apo të bëjë diçka për veten”.

Të tjerë ndihen të stresuar:
“E dua të dashurin tim dhe gjithçka të tijën, por më streson pasi ai qahet dhe e katranos gjithmonë. Në këtë pikë mendoj se karriera ime është më e rëndësishme se ai”.

Dhe nuk ka gjithmonë partnerë romantikë:
“Ndihem se e dashura ime po më çon drejt rrugës së ferrit. E dua deri në vdekje por negativiteti i saj po më vret. Nuk di çfarë të bëj”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...