14 Janar 2017 - 08:49
Ata kanë zbuluar se si stresi shkakton kërkesën e rritur të ndihmës mjekësore për sëmundjet fizike, mentale dhe emocionale.
“Rezultatet tregojnë se si njerëzit që punojnë në vende pune mesatarisht ose shumë stresuese, vizitojnë mjekun dhe specialistët më shpesh se punëtorët me nivel të ulët të stresit në punë,” thotë autori i hulumtimit, Sundaya Azagbe, nga Universiteti Concordia.
Për të ardhur deri tek rezultatet e tyre hulumtuesit kanë përdorur të dhënat reprezentative nga hulumtimi kombëtar kanadez për shëndetin e popullatës.
“Ekzistojnë të dhëna mjekësore që stresi mundet të ndikojë negativisht në sistemin e imunitetit të individëve, me çka rritet rreziku nga zhvillimi i sëmundjeve të ndryshme,” shpjegon bashkautori i hulumtimit, Mesbah Sharaf.
“Shumë hulumtime e kanë lidhur stresin me dhimbjet në shpinë, kancerin e zorrës së trashë, sëmundjet infektuese, problemet e zemrës, kokëdhembjen dhe diabetin.”
“Stresi në punë po ashtu mund të sforcojë sjelljet e rrezikshme siç janë pirja e duhanit, konsumimi i drogës dhe alkoolit, dhe mund t’ju dekurajojë nga stili u shëndetshëm i të jetuarit, siç është aktiviteti fizik, ushqimi i drejtë dhe shpenzimi i shtuar i ushqimeve të yndyrshme dhe të ëmbla”, shton për fund Sharaf.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...